Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 45 vjeçari në Dibër, do të ekstradohet në Itali

Roland Farruku 45  vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia bën me dije se autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë shtetas me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale "Trafik Narkotikësh", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.