"Mos më përmend familjen", Bushati replika me Jemin Gjanën pas propozimit për heqjen e dyerve të blinduara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2022, 20:58
Kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana, ka replikuar në mbedhjen e Kryesisë së PD me deputetin Helidon Bushati.
Shkak është bërë kërkesa e Bushatit për heqjen e dyerve të blinduara në selinë e PD, si hapi i parë për bashkimin e demokratëve.
Jemin Gjana: Je familje e madhe shkodrane, nuk të shkon të vish me propozime për heqje dyersh. Më vjen keq se je edhe familje e madhe e bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjëra më të rëndësishme.
Helidon Bushati: Mos me cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd por mos më cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.
