"Partia është garë, s'mund të shmangim asnjë kandidat me deklarata", tre propozimet e Alizotit për bashkimin e PD

Deputeti, Tomor Alizoti, thotë se Partia Demokratike duhet të lërë mënjanë retorikat dhe të ndërmarrë akte politike konkrete nëse do të shkojë drejt bashkimit në një trup të vetëm.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Alizoti tha se i parashtroi kryetarit të komanduar të PD dhe anëtarëve të kryesisë propozime konkrete.

Tomor Alizoti: Sot ishte nga mbledhjet më të qeta që kemi pasur. Bëra një pakt me grupin që do të flas ato që them unë dhe jo ato që kanë folur kolegët e tjerë. Ka një problem te mbledhjet tona që gjatë diskutimit nxirren fjalët, që nuk është etike. Pikat kryesore të miat ishin këto: PD në bashkim nuk duhet të shkojë me fjalë letrare por me akte politike. Akti i parë është shfuqizimi i të gjithë përjashtimeve të demokratëve që mbledhja e nesërme të jetë me gjithë demokratët, në grupin parlamentar të jenë të gjithë demokratët.

Pika e tretë, ç'blindimi i PD. Këto janë disa simbolika, akte që afrojnë dhe palën tjetër që të unifikohemi si parti përmes akteve. Ne nuk mund të shmangim asnjë kandidat përmes deklaratave. Partia është garë. Do të dëshiroja që partia të kishte kandidatë që do ti përkisnin të ardhmes, por këtë e vendosin demokratët. Ne e zgjidhim krizën jo duke bërë retorikë bashkimi, shtrim dore. Politika ka akte. Të hyjmë në një garë ku të fitojë më i forti.

Ai tha se e gjithë kjo do të ndodhë në një proces por duhet të ndodhë sa më shpejt.

I pyetur mbi reagimin e Alibeajt, ai u shpreh:

Alizoti: Alibeaj e shënoi dhe e priti me buzëqeshje, do të shikohet në aktet në vijimësi.

Nga ana tjetër Alizoti tha se nuk është kontaktuar nga Komisioni i Rithemelimit.