Xhepa: Do të ketë ndërprerje të energjisë, qeveria e ka keqmanaxhuar, vuri bast se do të ketë shi

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa i ftuar në RTV Ora u shpreh se është e pamundur që të mos ketë rritje çmime dhe ndërprerje e energjisë në krizë.

Ai tha se çmimet për energjinë elektrike sot janë tepër të larta dhe barra për furnizimi do të ishte i pasuportueshëm.

Xhepa shtoi se situatë ku jemi sot është një pasojë e keqmenaxhimit nga ana e qeverisë që ka ezauruar rezerva hidrike duke vënë bast se do të ketë reshje.

Xhepa: Është e pamundur që të mos ketë rritje çmime dhe ndërprerje e energjisë në krizë. Një vazhdimësi do të thotë që mund të krijohen probleme në linjën e transmetimit. Është e pamundur për mua që mund të ketë një furnizim të vazhdueshëm. Çmimet për energjinë sot janë tepër të larta dhe barra për furnizimi do të ishte i pasuportueshëm. Qeveria duhet ta kishte parashikuar këtë gjë dhe të mos vinte bazonte në një sezon të njomë dhe ta përdorin rezervën hidrike.  

Kjo situatë ku jemi sot është një pasojë e keqmenaxhimit. Pritshmëria e qeverisë është se situata e dimrit do të prodhojë reshje dhe është përdorur rezerva hidrike dhe shpresë se do të kishim reshje, por në fakt është një sezon shumë i thatë që do të thotë se gjithë këto rezerva që janë përdorur e kanë çuar gjendjen në këtë situatë kritike. Kjo është çështje menaxhimi. Nuk duhet të vëmë bast për situata të tilla.