Gjata: Sa ka përjashtuar Basha këto 6 muaj nga PD, s’ka përjashtuar as Enver Hoxha për 45 vite
Çlirim Gjata nga Komisioni i Rithemelimit, ka dhënë disa porosi që sipas tij duhet të kryhen nga Enkeljed Alibeaj, i cili ndodhet përkohësisht në krye të PD.
Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Gjata thotë se duhet të hiqen blindet nga selia si dhe t’u kërkohet falje protestuesve të 8 janarit.
Çlirim Gjata: Të heqë blindat nga selia e PD, t’i kërkojë falje Komisionit, demokratët e rrahur më 8 janar, të hapë selinë. Vetëm kështu bëhet bashkimi. PD nuk është si partia e punës dhe si PS. Sa ka përjashtuar
Ndër të tjera ai thotë se Lulzim Basha ka përjashtuar nga anëtarësia shumë deputetë për 6 muaj, gjë sipas tij nuk e ka bërë as Enver Hoxha për 45 vite me radhë.
Çlirim Gjata: Sa ka përjashtuar Lulzim Basha këto 6 muaj nga PD, s’ka përjashtuar as Enver Hoxha, tjetër punë që ai pushkatonte i vriste dhe internonte familjet. S’ka përjashtuar 45 vjet aq sa ka përjashtuar Basha për 6 muaj.
Ndër të tjera Gjata thotë se Basha e ka dhënë dorëheqjen sa për sy e faqe, ndërsa thekson se ka një përpjekje prej disa personash për të qëndruar në PD pasi sipas tij kanë interes politik dhe financiar.
Çlirim Gjata: Basha me demek ka dhënë dorëheqjen. Ka një përpjekje për të qëndruar një grup brenda PD qoftë me 10% për ta mbajtur sepse kështu i shërben interesit personal të tyre, qoftë si biznes politik që ka lidhje edhe me interesin ekonomik.
Përgatiti Anila Kolgjini.
