Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, 3 të plagosur rëndë, ndërron jetë një nga të aksidentuarit

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Derven, ku janë përplasur 2 makina.

Rreth orës 23:20, policia deklaroi se kishte arritur të nxirrte nga një makinë shoferin, 29 vjeç dhe një vajzë pasagjere në këtë makinë, 26 vjeçe ndërkohë që ka humbur jetën shoferi i makinës tjetër.

"Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet të shtetasve K. C., 29 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe pasgjeren, shtetasen E. Y., 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident shtetasi D. A." informoi policia në një informacion të dytë. 

Ndërsa më përpara forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses informuan se po punonin të nxirrnin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Shoferi i identifikuar me inicialet D.A u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.