Iku Basha, Ahmetaj ofrohet si negociator për një takim Alibeaj - Berisha. PD mbetet e blinduar

Basha dha dorëheqjen por PD mbetet e blinduar. E thotë Bislim Ahmetaj kryetari i Grupimit të dhjetorit 1990.

Në një prononcim për median jashtë selisë së PD-së Ahmetaj thotë se ata ende nuk mund të hyjnë në seli ku dhe kanë zyrën pasi PD mbetet e blinduar.

‘Ne jemi këtu, ne pavarësisht se akoma nuk janë hapur zyrat, akoma janë të blinduara, janë akoma më brava të ndërruara, ne jemi në Partinë Demokratike dhe gjatë kësaj kohe kemi qenë këtu, aty ku na është lejuar.

Ahmetaj madje ofrohet të jetë negociator për një takim mes kryetarit të Komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj me komisionin e Rithemelimit, dhe kujton se ka arritur të ulë Sali Berishën me Ilir Metën në një kohë kur studentët kanë qenë në grevë urie.

"Ne do të hymë në Partinë Demokratike në momentin e parë që i ngarkuari me punë zoti Alibeaj do të ulet në tryezën e bisedimeve me Komisionin e Rithemelimit. ne do të bëjmë çfarë është e mundur që të ulim Alibeajn me grupin e Rithemelimit, përvojë që e kemi prej vitesh. Kemi arritur të ulim Sali Berishën me Ilir Metën kur kanë qenë kryeministra në një kohë kur studentët e brezit 98 kanë qenë të ngujuar në një grevë të gjatë urie. E kemi luajtur rolin e negociatorit, për të mirë të Shqipërisë.

Kësaj rradhe do ta bëjmë për të mirë të Partisë Demokratike që e konsiderojmë një aset të vyer kombëtar. Ë konsiderojmë një vlerë të shtuar. Besojmë që ti bëjmë palët që të tërhiqen nga dy hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë, tek një bashkim jomekanik por te një bashkim i vërtetë ashtu siç e meritojnë demokratët shqiptar"