I dënuar me 19 vjet burg, arrestohet në Qafë Thanë me qëllim ekstradimi 45-vjeçari turk
Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Vjedhja" është arrestuar në Qafë Thanë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ankaranë ka arrestuar shtetasin Zuhtu Akkaya, 45 vjeç, banues në Izmir, Turqi me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Lartë Kriminale Izmir, Turqi, me vendimin e datës 13.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi është dënuar me 19 vjet burg për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Vjedhja".
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit/Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
