Gjenden 3 pelikanë të ngordhur në liqenin e Prespës, dyshohet për grip të shpendëve

Tre pelikanë janë gjendur të ngordhur në liqenin e Prespës në anën shqiptare.

Pelikanët janë gjetur ditën e enjte, 17 mars dhe janë çuar për analiza në laborator.

Sipas burimeve bëhet fjalë për gripin e shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë Agjencia e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit e cila ka lajmëruar se gripi i shpendëve ka qenë aktiv në liqenin e Prespës në anën greke, e mesa duket gripi ka prekur tanimë dhe shpendët në territorin vendas.

Gjenden 3 pelikanë të ngordhur në liqenin e Prespës,