SHIKONI FOTOT/ Groposen gjatë natës pirgu i pulave të ngordhura në Durrës
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 08:55
Pulat e ngordhura në Durrës janë groposur gjatë natës.
Burime për Ora News bëjnë me dije se pulat janë groposur në një zonë të bashkisë së Shijakut larg zonave të banuara.
Vendi më pas është dezinfektuar me solucionet përkatëse, për të shmangur çdo problem infeksioni.
Një nga bizneset më të dëmtuara nga gripi i shpendëve ishte dhe pularia Aiba në pronësi të familjes Duka.
Deputeti, Agron Duka, thotë se janë 170 mijë shpendë të ngordhur. Dhe ndërsa dëmi arrin në miliona euro, shitja e vezëve është bllokuar.



