Bardhi: Anëtarët e pezulluar të Grupit Parlamentar të kapërcejnë veten, të mendojnë interesin e PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediet i bëri thirrje anëtarëve të pezulluar të Grupit Parlamentar të PD-së që të kapërcejnë veten dhe të mendojnë për interesin e PD.

Sipas tij, vetëm kështu mund të vijë bashkimi i demokratëve.

Bardhi: Partia bashkohet ku secili prej nesh edhe anëtarëve të pezulluar të Grupit Parlamentar kapërcejnë veten dhe mendojnë interesin e PD dhe interesin e demokratëve.