Kursimi i energjisë, autostradat në terr natën, edhe rrugët në qytet pa ndriçim

Rrugët më të rëndësishme kombëtare dhe lagjet e qyteteve zhyten ne terr pas mesnate si pjesë e skenarit për kursimit të energjisë. Përballë frikës së shtimit të aksidenteve dhe ngjarjeve kriminale, policia ka shtuar patrullimet.

Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave ose dritat e shtëpive përgjatë rrugëvë.
Këto pamje tregojnë aksin Korçë- Ersekë, pas mesnate kur ndriçimi fiket si pjesë e strategjisë së qeverisë për për të kursyer energjinë.

Në terr mbetet edhe rruga Pogradec-Qafë Thanë.

Ndërsa akset Korçë - Pogradec apo Korçë- Kapshticë, nuk është nevoja të fiket asgjë, pasi nuk kanë pasur kurrë ndriçim.

Në Vlorë skenari i kursimit të energjisë me ndricimin publik zbatohet në rrugën Transballkanike dhe autostradën Vlorë-Fier.

Akset Tiranë-Durrës, ByPassi i Durrësit Plepa – Kavajë-Rrogozhinë, Qafë e Kasharit- Rinas, By Passi i Shkodrës, Ura Kajdarit-Qafë Gjashtë ByPassi i Fierit, me hyrje daljet, Lezhë-Shëngjin me degëzimet dhe Shkodër-Hani i Hotit me degëzimet e tij po ashtu zhytën ne terr pas mesnate.

Rrethrrotullimi Rrogozhinë Lushnje, Shkodër-Hani i Hotit, Lezhë-Kakariq bëjnë përjashtim, për shkak se vlerësohet se mungesa e ndricimit cënon sigurinë në rrugë.

Bashkive ndërkohë u është kërkuar që gjatë natës të ndërpresin ndricimin publik në të githa zonat që cilësohet jo i domosdoshëm.

Por zhytja e qytetit apo akseve rrugore në errësire, mund të bëhet shkak për rritjen e ngjarjeve kriminale dhe numrit të aksidenteve rrugore.

Për të frenuar diçka të tillë, policia ka shtuar patrullimet gjatë natës dhe po mbahen nën monitorim të gjitha zonat ku nuk do të ketë ndriçim.

Fikja e ndriçmimit publik dhe ndërprerja e energjisë për institucionet, është një nga masat e ndërmarra për të përballuar krizen energjitike që ka prekur vendin dhe që pritet të zgjasë për një kohë të gjatë.

Kursimi i energjisë, autostradat në terr natën, edhe rrugët
Aksi Korçë-Vlorë