Ikin afganët e parë/ Video kur 5 autobusë transportuan 212 afganë në Rinas. Masa të forta sigurie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 10:15
Nis largimi i afganëve të strehuar në Shqipëri. Ministrja e Jashtme informon se 212 qytetarë afganë janë larguar mbrëmë nga aeroporti I Rinasit drejt SHBA-së.
Ora News siguron video të autobusëve që kanë bërë transportin e afganëve nga Shëngjini drejt Rinasit.
Ishin 5 autobusë. E gjitha është kryer nën masa të forta sigurie
Në ceremoninë e përcjelljes ishte ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Më shumë se 2400 afganë u strehuan në vendin tonë në Gusht të 2021 pasi Talibanët morën pushtetin në Afganistan.