Basha dha dorëheqjen, Meta optimist se Pranvera po vjen dhe për PD-në
Presidenti Meta në një deklaratë për mediet jashtë ambiente të kryegjyshatës uroi fillimisht të gjithë besimtarët bektashinj që sot kremtojnë Sulltan Novruzin. I pyetur nga gazetarët, Meta u shpreh optimist se Pranvera po vjen edhe për Partinë Demokratike.
Meta: Ne 22 marsin prej 30 vitesh e kemi edhe si një festë të demokracisë. Pranvera dhe demokracia janë në një sintoni të jashtëzakonshme me njëra-tjetër, ndaj dhe një herë urimet më të mira për begatinë e çdo shqiptari dhe për një të ardhme më optimiste duke punuar të gjithë së bashku.
A po vjen Pranvera edhe për opozitën?
Meta: Pranvera është për të gjithë qytetarët, është për të gjithë shqiptarët dhe Pranvera ka lule pafund. Pranvera është gjithëpërfshirëse, nuk ka stinë më gjithëpërfshirëse.
Dorëheqja e Bashës
Meta: Këtu jemi për Pranverën dhe unë e dua shumë Pranverën sepse kam lindur në Pranverë.
A duhet të jetë Berisha kryetar i PD
Meta: Nuk kam asnjë përgjigje për këto pyetje të cilat nuk kanë vend në oborrin e Kryegjyshatës.