Pranvera vjen me zjarre, përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullinj në Vlorë. Dyshohet i qëllimshëm
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 12:55
Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme, 22 mars në fshatin Kërkovë të Vlorës.
Zjarri po djeg një sipërfaqe të madhe me ullinj 100-vjeçarë të zonës. Mendohet se zjarri është i qëllimshëm. Pastrimi i tokës me anë të zjarrit ka bërë që flakët të favorizuara nga era të përhapen dhe të rrezikojnë sipërfaqe të tëra me ullinj.
Dy automjete zjarrfikëse janë nisur nga Vlora në drejtim të Kërkovës por zjarri ka rënë në një terren të vështirë për tu futur automjetet.
Kjo është vatra e 8 aktive e zjarrit në më pak se gjashtë ditë.
Vetëm dy ditët e fundit numërohen 4 vatra aktive zjarri në bashkinë e Vlorës.
