Burri që vodhi tek furra e bukës, hajdut serial. Ja vjedhjet e tjera që kreu në Durrës

Një 41 vjeçar është arrestuar si autor i vjedhjeve serial gjatë natës dhe në vende të ndryshme në qytetin e Durrësit.

Vjedhjet kanë ndodhur javët e fundit në qytetin e Durrësit.

Preja e fundit ishte një banesë në lagjen nr 2 por që i shkoi huq pasi u arrestua.

Policia e Durrësit informon: “nga veprimet e para hetimore dhe provat e sekuestruara (kryesisht veshja që ky shtetas përdorte për të realizuar vjedhjet), bazuar dhe në pamjet filmike të sekuestruara u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, autor i të cilave dyshohet të jetë 41-vjeçari Pavli Paci i arrestuar në flagrancë.

1. Më datë 09.03.2022, në lagjen nr. 5, ka vjedhur një aparat celuar në një furrë buke, në pronësi të shtetasit D. S.;

2. Më datë 07.03.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 11, Durrës;

3. Më datë 24.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në një furrë buke, në lagjen nr. 12 Durrës, në pronësi të shtetasit E. K.;

4. Më datë 11.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 2, Durrës.

5. Më datë 17.12.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 1 Durrës.

Operacioni u kodua “Seriali”  dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.