Një ditë pas dorëheqjes, reagon Basha: Gëzuar ditën e parë të demokracisë!

Një ditë pas dorëheqjes, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë dhe ka uruar ditën e parë të demokracisë. Më 22 mars Partia demokratike fitoi zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se shqiptarët sot meritojnë dhe do të kenë  një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë.

Postimi i plotë:

30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste.

Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t'u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit.

Gëzuar ditën e parë të demokracisë!

Një ditë pas dorëheqjes, reagon Basha: Gëzuar ditën e