"Basha të shpallet non grata në Shqipëri", Vox Pop: Vetëm Berisha e bën punën e kryetarit

Basha iku apo jo? Po tani kush do ta drejtojë PD? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në RTV Ora. Disa qytetarë mendojnë se ishte veprim i vonuar, e disa të tjerë mendojnë se nëse kandidon nuk mund të fitojë.

Ndiqni përgjigjet e qytetarëve:

"Dorëheqja e Bashës pak e vonuar por mirë. Ky është një tregues që demokracia shqiptare ka filluar të hyjë në shina. Nëse do flasim për demokraci ai bëri një dorëheqje, ai ka të drejtën të kandidojë, edhe Sali Berisha, kjo është demokracia. Mua më intereson një qetësi e shteti shqiptar, unë jam President i Republikës së Çamërisë. Sali Berishën e shikoj më me këmbë në tokë, më kombëtar."

"Zoti Basha e pranoi humbjen dhe kjo ka shumë rëndësi. Kush do ta zëvendësojë nuk ka shumë rëndësi."

"Shumë mirë bëri. Edhe mund të kthehet. Berisha duhet ta zëvendësojë, edhe zgjedhje mund të bëhen. Nëse kandidon Basha nuk ja jep kush, na ka mashtruar."

"Bëri shumë mirë që iku, çfarë kërkonte ai në krye të PD, 9 vite veçse disfata. Basha duhet të shpallet "non grata" në Shqipëri se e shkatërroi PD."

"E vonuar. Duhet ta zëvendësojnë të rinjtë, as Berisha."

"Shumë mirë bëri. Nuk e di kush mund ta zëvendësojë."

"Duhet të kishte ikur me kohë po ku e kuptonte i shkreti."

"Për momentin i duhuri është Enkelejd Alibeaj."

"Ai nuk fiton sikur të kandidojë dhe me njeriun më të fundit."

"Basha është kokrra e legenit. Ç'më pyet mua unë jam me Berishën. Bashën e kam si Ramën."

"I duhuri në Shqipëri është vetëm brezi i ri."

"Mirë ka bërë, është vonuar pak. Kush është më i mirë të zgjidhet. Vetëm Sala e bën punën e kryetarit. Të Basha nuk besova asgjë se ai ishte në krah me Ramën."

"Unë mendoj se i duhet Grida Duma."

"Basha është sekretar i Ramës, shumë shpejt do ta shohim në PS."

"I duhet një i pastër, një i pakorruptuar."

"Unë mendoj që i duhet një femër si Jorida."

"Për mendimin tim ja vlen Belindi, duhet frymë e re që të ikin këta komunistë."

"Duhet një femër në krye se meshkujt na kanë lodhur trurin. Femrat mund të mos bëjnë asgjë, por janë të bukura për tu parë."

"Është një veprim i drejtë. Duhet ta bënte më shpejt dorëheqjen."

"Rekordmeni i humbjeve, as roja nuk i fliste kur kalonte."