Si do arrini t'i bëni bashkë demokratët? Ja si përgjigjet Alibeaj

Nënkryetari i PD-së, i cili mori përkohësisht drejtimin E PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dje më 21 mars në një deklaratë për mediet u shpreh se bashkimi te vlerat është çelësi për bashkimin e demokratëve. Kryetari i komanduar i PD-së tha se demokratët duhet të bashkohen edhe për një arsye tjetër që është regjimi i instaluar nga qeveria në Shqipëri. 

Si do arrini t'i bëni bashkë demokratët?

Alibeaj: Dita e sotme përkujton për këdo të gjithë ata që cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë dhe demokracinë. Unë besoj se bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre që vuajnë sot, si para 30 vitesh pikërisht peshën e madhe të diktaturës. Bashkimi te këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi rreth asaj që është e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar në Shqipëri dhe ndihet nga mëngjesi deri në darkë në çdo familje shqiptare.

Kjo është thirrja e cila sot më shumë se kurrë buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, por çdo shqiptari. Bashkimi është ndërdemokrat, bëhet fjalë për të gjithë ata demokratë të sakrificës, të vuajtjes, që nuk kanë përfituar, që e ndjejnë peshën e madhe pse jo edhe të këtyre përplasjeve.