Apartamentet në flakë, zjarr në një pallat banimi në Tiranë, shkak dyshohet amortizimi i rrjetit elektrik

Dy dhoma, një në katin e tretë dhe një në të katërtin në zonën e ish-Stacionit të Trenit, u përfshinë nga flakët mëngjesin e së martës, 22 mars. Sipas banorëve lagjja ka rrjet të amortizuar e ndërsa policia ka nisur hetimet.

Ka qenë ora 10:30 e mengjesit të së martës kur një banesë në një pallat në zonën e ish-Stacionit të Trenit është përfshirë nga flakët.

Forcat zjarrfikëse kanë neutralizuar në kohë flakët pasi në afërsi të saj është edhe një pikë karburanti.

Ky është momenti kur njëra nga dhonat e katit të tretë mori flakë.

Sapo kanë parë që tymi po dilte nga dritaret, banorët janë evakuuar dukë u zhvendosur në rrugë kryesore, pa pësuar asnjë dëmtim.

Në afërsi të pallatit ku zjarri përfshiu 2 dhoma, ndodhet edhe një pikë karburanti por fatmirëshit flakët u neutralizuan në kohë.

Sipas banorëve të zonës, ndërtesa ku ra zjarri është i amortizuar dhe se shkak mund të jetë bërë edhe një shkëndije elektrike.

"Ndonjë shkëndije elektrike, nuk përdoret gaz. Pallati i vjetër që në '63-shin."

Katet e para të pallatit përdorën si biznese, ato nuk u dëmtuan nga flakët.

Policia dhe prokuroria po punojnë për të zbuluar shkakun ndërsa pistë kryesore mbeten rrjetet elektrike dhe mbingarkesa e tyre.