4 mijë veprat e artit brenda shtëpisë së 61-vjeçarit, Baçe: Objektet e vjedhura janë autentike, të dorës së parë
Ministria e Kulturës dhe prokuroria kanë nisur verifikimin e të 4 mijë veprave të artit dhe të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të Shqipërisë të gjendura në apartamentin në rrugën "Ali Demi" në Tiranë.
Ndërkohë Akademiku Apollon Baçe, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Siklajda Shorja është shprehur se objektet e vjedhura janë autentike dhe të dorës parë.
Ndër të tjera ai tha se nëse veprat e gjetura janë monument kulture duhet të lajmërohet qendra e cila bën inventarizimin e tyre.
Apollon Baçe: Ata që kanë vjedhur veprat kanë një lloj kualiteti, nuk ka asgjë që të jetë e dobët. Janë në përgjithësi të dorës së parë dhe të dytë. Në rast se objektet janë në listë diku, pra janë të quajtura si monument kulture atëherë duhet padyshim që të lajmërohet qendra e cila bën inventarizimin e tyre. Kemi të bëjmë me një gjë që është e vjedhur nuk dihet se sa ndalohet tek ne të shitet dhe të blihet gjëja e vjetër.
Ndër të tjera ai tha se duhet të caktohen kujdestar nëpër kisha në mënyrë që të ruhen objektet e kultit.
Apollon Baçe: Duhet të caktohen kujdestar në Kisha për të ruajtur objektet e kultit Ka një qendër inventarizimi që inventarizohen monumentet me rëndësi.
Këtë të premte 61-vjeçari, Artan Koçiu, është paraqitur në Gjykatën e Tiranës, ku Prokuroria ka kërkuar masën e "arrestit me burg" duke ngritur akuzën e trafikimit.
Nga ana tjetër Koçiu ka kërkuar rrëzimin e pretendimeve duke theksuar se ai nuk është hajdut, por e kundërta është një restaurues me licencë.
Po ashtu para trupës, 61-vjeçari është shprehur se është koleksionist dhe veprat e zbuluara i ka blerë në treg të zi, ndaj dhe ka pretenduar se kërkesa e prokurorisë për të nuk qëndron.
