Në kërkim për drogë dhe armë, i riu nga Mati arrestohet në aksin Laç-Mamurras

 

Policia e Matit ka vënë në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Operacioni policor i koduar "Baz" çoi në arrestimin e  shtetasit Gj. D.

Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi me datë 12 tetor 2021,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike canabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Gjykata e Rrethit Mat ndaj këtij shtetasi ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg',   për veprat penale të lartëpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.