I vuri flakën banesës në Lushnje, plagoset 46-vjeçarja me probleme të shëndetit mendor

Një 46-vjeçare mbeti e plagosur ndërsa banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45, në fshatin Sulzotaj të Divjakës.

"Në banesën e shtetasit Sh. H., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka marë djegie të lehta shtetasja R. H., 46 vjeçe, e cila po mjekohet në spitalin e Lushnjes".

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 46-vjeçarje, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën dhomës së gjumit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksidenti fatal në mal

Ndërkohë në Bulqizë, një 50=vjeçar gjeti vdekjen ndërsa priste dru në mal.

"Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00,  në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë".

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit 'Ah' gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet iu  referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.