Nuk ndryshon çmimi i biletës së urbanit, qeveria 5 mln dollarë për transportin publik
Qeveria ka vendosur që dita e hënë, 21 mars të jetë pushim për administratën shtetërore.
Madje ekzekutivi do të vendosë që në këtë ditë të ndalohet edhe qarkullimi i automjetëve, por tashmë jo për arsye ekologjike, por për të kuryser energji. Në tavolinën e Edi Ramës është edhe një tjetër opsion për punën e administratës.
“Do të bëjmë përsëri një mbledhje, - ne sot kemi vendosur në mbledhjen e qeverisë, që do ta bëjmë ditën e hënë pushim. Duke patur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes, do të bëjmë një mbledhje që ta bëjmë ditën e hënë pa makina. Do të vijë gradualisht ajo që dhe agjencia thotë, “e diela pa makina”, për të kursyer, jo për ekologji"
Për të shmangur rritjen e çmimit të biletave për transportin publik qytetas dhe ndërqytetas, qeveria ka vendosur të rimbursojë me 100 lekë për litër shoqatat e licensuara.
“5 milionë dollarë për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit”
Sipas Ramës këto janë arsye për të mos protestuar poshtë zyrës së tij në Kryeministri.
“Në mes të kryeqytetit protestohet si alienë, është turp.Është shumë turp”
Edhe pse në fjalën e tij tentoi të intimidojë disa prej protestuesve duke ju çuar sinjale të qarta.
"Apo ai tjetri që del në protestë dhe thotë “Ju vjedhin taksat” kur ai tjetri vetë fsheh taksat, apo ai tjetri që del në protestë dhe flet për të varfrit dhe ai akoma nuk u ka bërë të varfërve shtëpitë e tërmetit, e kështu me radhë. Kështu shkojnë këto punë"
Ditën e shtunë është paralajmëruar një protestë 24 orëshë kundër rritjes së çmimeve në mënyre abuzive.

