Babrru, një person qëllon me armë zjarri në ajër nga makina

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e  sotme në Babrru.

Një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.