Dumreja “hambari” bosh i grurit, femerët heqin dorën nga mbjellja për shkak të kostove

Në gjithë fushën vetëm një parcelë e vogël është kultivuar me grurë.

Pamjet vijnë nga Dumreja.

Dikur cilësohej hambari i bukës në Elbasan, por nuk është më e tillë.

Tokat e mbjella me grurë nuk i kalon 30 % të sipërfaqes.

"Kam mbjelle tre dynum"

Në shtator fara e grurit u shit me 700 lekë për kilogram, çka sipas tregtarëve u reflektua menjëherë me rënien e interesit.

Ketu LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kjo sipas fermerëve ishte vetë m një nga shkaqet që i detyron të heqin dorë nga kultivimi i grurit. Kostot e shtuara nisin që me plugimin e tokës.

"S'ka leverdi. Toka e nafta kanë vajtur shtrenjtë. Plehu shtrenjtë. Nuk ia vlen fare" thonë fermerët.

Ndërsa ata pak mbollën grurë, thonë se nuk po i shërbejnë dot.

"Plehrat janë shumë shtrenjtë, i kemi hedhur shumë pak"

Lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimit të drithërave, nga ana tjetër mund të ndikojë që fermerët të rikthen tek kultivimi i grurit.