U kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë arkën e kishës, arrestohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2022, 13:59
Një 21-vjeçar në Korçë është arerstuar në flagrancë duke vjedhur në një kishë.
"Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas po përpiqej që të vidhte në një objekt kulti, menjëherë shërbimet e Policisë shkuan në adresën e raportuar, ku bënë kapjen në flagrancë të shtetasit R. M., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili po tentonte të hapte me forcë arkën e objektit të kultit".
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.

