Zjarr në Panaja të Vlorës, po digjen plantacione me ullinj

Një vatër aktive zjarri është tashmë në fshatin Panaja të Vlorës ku po digjen rrënjë ulliri si rrjedhojë e flakëve.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme pasi në këtë zonë ka rënë zjarr disa herë edhe më parë.

Flakët po favorizohen nga era e fuqishme.  Deri më tani nuk rrezikohen banesa veç toka të mbjella me ullinj.

Dy zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po luftojnë me flakët.