Në 2 muaj 32 viktima në rrugë nga aksidentet por më pak se vjet
Aksidentet rrugore në vend kanë shkaktuar vdekjen e 32 personave në dy mujorin e parë të këtij viti.
INSTAT bën të ditur se kjo është një shifër më e ulët aksidentesh me humbje jete krahasuar me 40 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, në janar-shkurt u regjistruan 184 aksidente rrugore, ndërsa në të njëjtin muaj të 2021 pati 204 të tilla, duke u ulur me rreth 10 përqind numrin e ngjarjeve të rënda rrugore.
Gati 65% e ujit humb në rrjet
18 Mars, 14:23
INSTAT bën të ditur se në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidenteve ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit, konkretisht 88.3 %.
Ndërsa numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 35-44 vjeç, duke u rritur me 50%.
Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 27.5 %, krahasuar me një vit më parë.

