Ukrainasit mund të qëndrojnë 1 vit pa leje qëndrimi në Shqipëri

Shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 vit.

Vendimi është marrë sot nga qeveria shqiptare. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Janë 351 shtetas nga Ukraina që ndodhen tashmë në vendin tonë që pas nisjes së luftës.

Shifrën e konfirmon dy ditë më parë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.