Protestat për rritjen e çmimeve, Berisha: Nëse do isha organizatori do më kishit në ballë të tyre

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama se ai është organizatori i protestave kundër rritjes së çmimeve.

Jashtë Kuvendit ai tha se po i mnbështet fuqishëm por nëse do ishte organizatori do ta shikonim në ballë të tyre.

Berisha: Absolutisht po i mbështes me gjithë forcën time por nuk po i organizoj. Po ti organizoj jam në ballë të tyre.