Basha kërkon më shumë kohë, Duma: PD-së s'i bën mirë zvarritja e procesit, duhet të dalë nga cic-micet
Lulzim Basha duket se u ka kërkuar më tepër kohë deputetë të tij për konkretizimin e aktit final si kryetar i PD.
Por deputetja, Grida Duma, tha se personalisht mendon që Partisë Demokratike nuk i bën mirë të zvarritet procesi.
Sipas Dumës, që PD të jetë e madhe duket të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice.
Duma: Të shohim çfarë do të mendojë dhe sugjerojë grupi i gjithi. Sa më shumë zvvarritet situata aq më tepër agravon ndjesitë e deputetëve që nuk respektohen si duhet. Por besoj se do të ketë reflektim dhe zgjidhje.
Nuk ka një unitet për ti vendosur ultimatum Bashës për tu dorëhequr?
Duma: Ka një solidaritet me kohën që ai ka kërkuar, ju lutem më jepni më shumë kohë. Për të pritur dhe 2-3 ditë. Për mua sa më shpejt të reagojmë aq më mirë është për PD që të nisë një proces që e ringre PD dhe e bashkon.
Kur grupi parlamentar kërkon dorëheqjen a ka kuptim të pritet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar?
Duma: Të gjitha organet e PD nëse kërkohet të respektohen duhet të respektohen vetëm duhet të kemi kujdes se ato janë vërtet organet e votuara, sidomos në këtë kohë. Nëse deri sot kishim variabla të tipit kryesia zyrtare e votuar, e emëruar, sot kemi ardhur në një situatë që duhet të kemi në krye të punëve njerëzit që përfaqësojnë sa më shumë votën e organeve të partisë, strukturave të partisë. Për mua grupi parlamentar gëzon legjitimitetin më të lartë për të guiduar këtë proces nga pikëpamja strategjike. Nuk është mirë të zvarritet procesi.
Lulzim Basha nuk cilëson grupin parlamentar si organin me peshë më të madhe por Kolegjin e Kryetarëve, keni një koment?
Duma: Nuk kam bindjen që është Kolegji i Kryetarëve që e mbështet. Ato që janë bërë lajme në media nuk përfaqësojnë dhe realitetin e Kolegjit të Kryetarëve. Kryertarët janë ata që zgjidhen me votë dhe në disa raste kur janë të emëruar nuk përfaqësojnë shumicën. Kolegji i Kryetarëve duhet të jetë Kolegji i Kryetarëve të zgjedhur me votë. PD që të jetë e madhe duhet të dalë nga këto konflikte dhe cic-mice, më mbështesin 2, nuk më mbështesin 3. Është dakordësi që vjen nga rezultati i humbjes së 6 marsit. Nëse nuk lexon 6 marsin do të thotë që Lulzim Basha nuk do ta lexojë për PD por vetëm për vete.
Grupi juaj parlamentar bashkoi votat pro nismëtarëve të Berishës për rezolutën e Ukraniës, a ishte mesazh për Bashën nga deputetët e tij?
Duma: Ka pasur vota të grupit të Foltores që janë bashkuar për incineratorët. Lufta e brendshme aq më mirë të mos na prekë opozitarizmin, çështjet e opozitës le të ndahen nga situata në PD. Nëse arrijmë këtë do të thotë se kemi deputetë matur.
