Zgjidhet anëtari më i ri i Kushtetueses, Sandër Beci mori shtatë vota
Sandër Beci është votuar ditën e sotme nga mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për tu emëruar në gjykatën kushtetuese.
Burime zyrtare nga gjykata e lartë thanë se Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, mbledhja e gjyqtarëve vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci.
Rezultati i votimit do t'i njoftohet Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të vijuar më pas me procedurat.
Gjykata e lartë bëri të ditur se Sandër Beci është votuar për emërim në vendin e mbetur vakant në gjykatën Kushtetuese nga ish anëtari Fatmir Hoxha.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka në përbërjen e saj shtatë anëtarë.

