Rama i kërkon BE ndihmë financiare por Borrell nuk premton asgjë
Nëse lufta në Ukrainë do të vazhdojë edhe në muajit në vazhdim, qeveria shqiptare do ta ketë të vështirë të menaxhojë situatën ekonomike në vend.
Këtë e pranoi vetë kryeministri, Edi Rama, i cili në konferencën për shtyp në Tiranë me përfaqësuesin e Lartë të BE Tirana, i kërkoi ndihmë financiare Bashkimit Europian.
Por Joseph Borrell nuk i premtoi asgjë.
Sipas Borrell rritja e çmimeve nuk është pasojë e sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës, por për shkak të taktikës së Rusisë për të dëmtuar kryeqytetet europiane.
Ndërsa Rama shkon më tej, duke e cilësuar si një luftë për të dobësuar qeveritë.
Rama: Nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e krizës energjitike që është pjesa më e rëndë e krizës, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftës të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e lanë kur bënë skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave.
Borrell: Lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore nuk janë pasojat e sanksioneve por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë të energjisë, naftës, karburantit, gazit dhe është pasojë e varësisë që ka e gjithë bota dhe po bëhet edhe më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë.
Rama: Ngritja e çmime është armë që Rusia kërkon ta përdorë për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverive.
Por BE nuk do të ndalet në vendosjen e sanksioneve të tjera për Rusinë, ndërsa Rama e sheh me shqetësim deklaratat e Moskës për praninë e mercenarëve shqiptarë në Ukrainë.
Rama: Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë së bashku me Kosovën, është akuzë pa asnjë bazë por dhe shqetësuese megjithatë ne po ndjekim me vëmendje këtë aspekt.
Borrell: Ka qenë agresion brutal nga Rusia dhe në përgjigje ne kemi miratuar sot për një paketë të katërt të fortë masash kufizuese për të rritur presionin ekonomik ndaj Kremlinit si edhe të gjymtojë bazën e vet logjistike. Masat do të kenë ndikim në tregtinë ruse, qasjen në tregje, eksportin e mallrave, në shënjestër kemi vënë edhe sektorë kritikë të ekonomisë.
Ashtu si SHBA edhe Bashkimi Europian është i shqetësuar për ndikimin rus në Ballkanin Perendimor, por përfaqësuesi i Lartë Borell, ashtu si zyrtarë të tjerë të unionin mendon se Shqipëria është gati për të qenë pjesë e familjes europiane, por sërish pa një datë.
Borrell: Nuk është një datë por është koha dhe ajo që po them për Shqipërinë është e vërtetët edhe për Maqedoninë e Veriut. Jemi të gjithë të përkushtuar më stabilitetin rajonal dhe politikën e jashtme. Sot me shumë se kurrë Ballkani duhet të jetë në BE dhe të ketë vendimet konkrete brenda presidencën franceze.
Duke e cilësuar Borrell si “krushkun” e radhës, Edi Rama rrëfeu edhe njëherë historinë e dasmës mes Shqipërisë dhe BE-së.
Rama: Nuk e di traditën shqiptare që anulon dasmën se krushqit nuk lënë nusen të vijë. Zakonisht dasmat në traditën shqiptare bëhen në marrëveshjen mes krushqeve dhe jo dakordësinë mes të martuarve por po ti shkoj e ta marr të mirëqënë këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se ne jemi në dashni të madhe me Europën. Ne jemi gati për tu martuar në momentin që Europa do të thotë jam dhe unë gati dhe nuk mjaftohet duke ju thënë që ne ju duam shumë por nuk kemi kohë të flasim. Flitet për bisedime për martesë. Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe meritojmë se jemi për tu dashur, flas për shqiptarët e Shqipërinë, por përgatitjet për martesë siç kemi bërë nuk do i bëjmë më se këta nuk paraqiten jo se nuk duan por se nuk kanë kohë të martohen. Kur ta gjejnë kohën ne jemi gati. Do të jetë pa fishekzjarre e muzikë e festë e madhe. Do të jetë një martesë e konsumuar pa u martuar akoma.
Borrell: Kur flasim për martesa ka lloje të ndryshme martesash.

