Mot i kthjellët por i ftohtë, ja parashikimi për sot

Territori shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime ndërsa kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

E njëjta situate e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 13°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.