"Ju e nisët, ju bitiseni", kryetari i PD-së Krujë i këkron Bashës dialog me Berishën: Vetëm ju na nxirrni nga ky ferr
Kryetari i degës së PD në Krujë, Sabah Sheta, zgjidhjen e krizës në PD e sheh të mundshme vetëm te ulja në diskutime e Bashës me Berishën.
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve mësohet se i ka kërkuar Bashës që bashkë me liderin e PD-së të nxjerrin nga "ferri" partinë.
"Ju e nisët dhe ju bitiseni", ka deklaruar ai.
Sabah Sheta, kryetar i PD-së Krujë: Situata është e keqe, problemi është si do e zgjidhim? Problemi fillon në 19 maj. Ju dhe Berisha keni korrur sukses kur keni qeverisur bashkë, nuk mund të gjeni një zgjidhje ju të dy? Ju jeni dy kokat që e mbani PD të ndarë, mund të na jepni një zgjidhje për demokratët? Une nuk jam për dorëheqjen, ja ike ti, çfarë zgjidh? Ju mund të zgjidhni dy grupe për të gjetur zgjidhje brenda nesh, nuk shoh zgjidhje tjetër përveçse juve. Ju e nisët, ju bitiseni. Na bashkoni ne demokratët. Demokratët i kanë sytë nga ju, ju mund të na nxirrni nga ky ferr.
