U shoqërua nga policia, aktivistja Megi Mustafaraj: Në komisariat na thoshin se rrezikojmë 3-5 vjet burg
Aktivistja Megi Mustafaraj së bashku me një vajzë tjetër u shoqërua nga policia mbrëmjen e 10 marsit, pas protestës në kryeqytet për rritjen e çmimeve.
Për Rtv Ora me gazetarin Sebastian Zonja ajo tregoi të gjithë protestuesit janë shoqëruar për bllokim të qarkullimit.
"Janë ndaluar shumë qytetarë aktivistë gjatë protestave. Arsyeja ka qenë për bllokim të rrugës dhe pengesës së qarkullimit të trafikut.Në komisariat ua kemi shpjeguar se protesta është forma demokratike dhe Kushtetuta na e mundëson një gjë të tillë dhe forma e të protestuarit është në rrugë dhe jo trotuare si ata pretendonin".
Mustafaraj tha se gjatë qëndrimit në komisariat, hetuesit dhe efektivët e policisë nuk kanë nguruar ti presionojnë duke ju evidentuar se sa vite burg rrezikojnë për protestën e paligjshme.
"Gjatë kohës që kemi qenë në komisariat format e presionit bëhen të ndryshme të tipit që forma si kemi protestuar nuk është e duhura dhe kjo mund të na penalizojë me 3-5 vite burg".
Një përgjigje pati dhe për kryeministrin Rama që i akuzon protestuesit se po i prishin imazhin Shqipërisë.
"Rama nuk priret të zgjidhë problemet por tu shmanget atyre. Ai çirret dhe ofendon por nuk zgjidh problemet. Mendon vetëm tu vërë emra paketave".
