Mjeti përplaset me trafikndarësen në Durrës, plagosen shoferja dhe pasagjeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 20:29
Dy persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ereth orës 19:30, në lagjen Nr.13.
Shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

