Kryetari i PD-së Pukë, Bashës: Shtrini dorën vetëm me kushtin që mos të vijë një 'non grata' në krye të PD

Kryetari i degës së PD-së në Pukë, Ferit Ringaj, i kërkon kreut kryedemokratit Basha të shtrijë dorën ndaj Foltores por me kushtin që në krye të PD-së të mos vijë Berisha.

Ai ka kërkuar ngritjen e një grup negociator në funksion të bashkimit, por që procesin ta udheheqë Partia Demokratike.

Ferit Ringaj, kryetar i PD Pukë: Situata është problematike në bazë. Fronti që keni hapur është shumë i gjerë, trekëndëshi i Bermudës është shumë i fortë. Kanë kapital financiar që të mposht në çdo aspekt. A mundemi ne t’i bëjmë ballë? Si mund të gjejmë zgjidhje? Mbase të ngremë një grup negociator, me njerëz të urtë, në funksion të bashkimit. Procesin duhet ta udheheqë Partia Demokratike dhe iniciativa duhet të vijë nga ne. Shtrini dorën vetëm me një kusht, mos të vijë një non grata në krye të PD.