Grupi i Rithemelimit të PD s'ka kohë për të humbur, Ora News zbardh udhëzimin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve

Ndërsa në selinë blu prej ditësh po zien debati për dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha dhe mënyrën sesi mund të shkohej drejt një unifikimi të demokratëve, duket se Grupi i Rithemelimit nuk ka kohë për të humbur.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD ka shpërndarë udhëzimin që mban datën 11 mars për procesin e propozimit dhe zgjedhjes së kryetarit të degës, anëtarëve të kryesisë së degës dhe delegatëve të degës në Kuvendin e PD.

Të gjithë kandidatët do të duhet të plotësojnë formularin për të konfirmuar kandidimin.

Kryetarët e degëve do të zgjidhen sipas parimit një anëtar një votë.

 

Dokumenta bashkëngjitur