Berat, digjen goma në vigjilje të Ditës së Verës te lulishtja, banorët lajmërojnë zjarrfikësen
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 20:36
Beratasit e nisën festën në vigjilje të Ditës së Verës.
Persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin gomave mbrëmjen e sotme, të cilat i kishin grumbulluar në parkun "Dëshmorët e Kombit", përpara Lapidarit kushtuar Pavarësisë, dhe u larguan me shpejtësi.
Në momentin e zjarrit, në park kishte jo vetëm banorë të lagjes por edhe fëmijë, të cilët janë frikësuar dhe kanë njoftuar Repartin Zjarrëfikës.
Shuarja e flakëve është kryer shumë shpejt, të afërsisë së stacionit zjarrfikës me parkun.