Kiev, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur nga shpërthimi me bombë në një ndërtesë apartamentesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2022, 07:59
Të paktën dy persona kanë vdekur dhe 12 janë plagosur nga një shpërthim me bombë pranë një pallati nëntëkatësh në Kiev, sipas mediave ukrainase.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha më herët se një predhë ruse goditi një ndërtesë apartamentesh nëntëkatëshe rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës, 14 mars, duke dëmtuar disa apartamente.
More photos from the scene published by the State Emergency Service. pic.twitter.com/1Eh9yzOhNO
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 14, 2022
Sipas mediave ukrainase, ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin 63 persona nga ndërtesa, ndërsa kërkimet për persona të tjerë vazhdojnë.
