"Larg protestës deputeti i Lul Bravës", kriza në PD "kris" besimin e Korreshit te lushnjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 19:20
Situata e krijuar në PD po u humb elektorat edhe deputetëve.
Një situatë e tillë u pa sot në Lushnje në protestën e fermerëve.
Saimir Korreshit, i cili njihet për simpatinë që gëzon te elektorati i vet duke qenë zëri i problamtikave të tyre në Kuvend, sot iu desh të përballet me këtë situatë.
"Larg protestës deputeti i Lul Bravës", ishte parrulla që mbante në dorë një nga fermerët.
Korreshi e ndoqi në distancë për pak minuta protestën dhe u largua.
