S'ka më dru/Dita e Verës pritet me zjarre gomash në Kukës, ndotje masive, një shkollë rrezikoi djegien
Një festë tradicionale startoi mbrëmjen e 13 marsit e që vazhdon gjatë gjithë ditës së nesërme, me 14 mars, datë që konsiderohet si ndarje me dimrin.
Në qytetin e Kukesit dhe në fshatrat përreth tradicionalisht ndizen zjarre me dru të vjetër apo shkurre si paralajmërim për Ditën e Verës.
Por ky ritual prej vitesh e ka humbur traditën, pasi për ndezjen e zjarreve nga fëmijët po përdoren goma makine.
Dhjetra goma u grumbulluan këtë mbremje pranë banesave, pallateve e shesheve, për t’u vënë më pas zjarrin natën e para 14 marsit.
Shërbimi i zjarrfikës i Bashkise Kukës gjatë kësaj mbrëmje sipas Gafurr Rexhes, shef i shërbimit, ka shuar 10 vatra zjarri me goma.
Djegia e gomave të makinave solli një ndotje masive të ambientit dhe rrezik serioz për objektin e një shkolle 9-vjeçare pasi gomat u ndezën në oborrin e shkollës.
Fenomen tjetër është ndezja e kazaneve të mbeturinave dhe përmbysja e tyre në rrugicat e lagjeve, duke sjellë bllokimin e lëvizjes se mjeteve dhe këmbësoreve.
