Spaho: Deputetët të braktisin Lulzim Bravën, ai ka vulën dhe zyrën, ne kemi PD e njerëzit
Një ditë pasi u përball me deputetët e tij, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e sotme strukturën më besnike të tij, kryetarët e degëve.
Ndërsa shumica e deputetëve i kërkuan dorëheqjen, kryetarëte e degëve duket se shkojnë gati në lutje ndaj tij për të mos lëshuar karrigen.
Deputeti, Edmond Spaho, i ftuar në Ora News me gazetarin Arnold Kariqi, thotë se Basha as që e konsideron aktin e largimit nga drejtimi i partisë.
Spaho: As mos prisni që Basha të veprojë në përputhje me atë që ne do dëshironim, që anëtarësia e PD do dëshironte apo që qytetarët, votuesit e djathtë do dëshironin. Mos prisni që Basha të marrë në konsideratë 11 dhjetorin apo 6 marsin, do të vazhdojë në këtë rrugë.
Por një thirrje ai ka për kolegët.
Spaho: Të gjithë deputetët në grupin parlamentar dhe drejtuesve të tjerë në PD ju kërkoj që nëse i kanë seriozisht ato thirrjet për bashkim, zgjedhjet e reja për një drejtues të ri të partisë, të veprojnë në përputhje me fuqinë politike që kanë në mënyrë që ti hapin rrugën një procesi të bazuar në votë. Njerëzit që mbledhin më shumë vota në pozicione të ndryshme që do të konkurojnë të jenë pjesa drejtuese e PD. Shpresoj që një pjesë e mirë e fraksionit të vulës ti bashkëngjitet Shtëpisë së Lirisë, Foltores, në interes të PD që të bashkojmë forcat për të arritur qëllimin që kemi të gjithë. Basha të mbajë vulën dhe të qeverisë vulën. Partinë e kemi ne, PD janë njerëzit, nuk është godina, vula, nuk është Lulzim Brava.
Sipas Spahos, Lulzim Basha e ka futur në qorrsokak jo vetëm PD por dhe opozitën.
Spaho: Është bërë patericë e Edi Ramës. Deputetët po i kërkojnë të largohet, të ikë nga PD dhe të fillojë një proces bashkimi ku kriter i panegociueshëm është vota.
Duke komentuar edhe protestat e fundit, ai tha se nuk e ka ndjerë refuzimin e qytetarëve.
Spaho: Unë kam marrë pjesë në protestë çdo ditë, edhe dje në Tiranës, sot prapë në Tiranë. Nuk më duket normale, por vetë se kam parë si problem këtë deri tani.
I pyetur se si u ndje kur para Kryeministrisë pa parrulla kundër Ramës dhe kreut të opozitës Basha, ai u shpreh:
Spaho: Ai zotëria nuk ka nevojë të ironizohet tani, ka një jetë të tërë që ka vepruar në mënyrë të tillë që jo vetëm të ironizohet por për të mund të thuhen pa fund pjesë komike. Nëse i ka mbetur pak burrëri, kurajo, integritet, të mendojë dhe për të ardhmen e tij individuale të tërhiqet një orë e më parë nga PD se e ka marrë peng dhe po vazhdon ende me një skenar për ta mbajtur zvarrë që të ruajë karrigen e tij dhe privilegjet që i jep karrigia dhe bashkëpunimi me Edi Ramën.
