"Ngrihuni o njerëz, nuk na mban më kurrizi", protestë edhe në Gramsh për çmimet
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 13 Mars 2022, 19:33
Edhe qytetarët në Bashkinë e Gramshit kanë protestuar sot për rritjen e çmimeve. Fëmijë dhe të rritur bllokuan për pak minuta qarkullimin e rrugës.
Protesta u përcoll nga forcat e policisë. Ndërhyrja e tyre u pa më shumë në rastet kur shfaqeshin tensione mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve që pengoheshin të kalonin.
