Luan Baçi zbërthen "lojën" e deputetëve pranë Bashës: Kërkojnë nga Berisha diçka të parealizueshme që ai të mos japë dorëheqjen
Deputeti, Luan Baçi, ka ironizuar deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me dorëheqjen, duke i dhënë të drejtë në njëfarë forme që nuk jep dorëheqjen pasi nuk është më kryetar i PD.
Në një lidhje me skype për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj, Baçi përshëndeti qëndrimin e deputetëve demokratë, të cilët sipas tij lexuan drejt rezultatin e 6 marsit.
Baçi: I kam falenderuar kolegët deputetë që më në fund reaguan, reflektuan, me një qëndrim shumë frytëdhënës dhe pozitiv për PD. Është një qëndrim dinjitoz që reflektuan pas rezultateve të zgjedhjeve në 6 bashki në 6 mars.Lexuan drejt dhe saktë elektoratin si votoi dhe në mënyrë shumë qytetare i kërkuan kryetari të PD që është vetëquajtur se ai aktualisht nuk është kryetar i PD. Është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i ratifikuar nga vendimi i 18 dhjetorit dhe nuk ka nga se të japë dorëheqjen dhe këtu ai ka një farë të drejtë që këmbëngul, thotë nuk jap dorëheqjen, se ai nuk ka gjë në dorë që të heqë dorë. Por mbajtja me dhunë i vulës dhe zyrës… deputetët i kërkojnë të largohet nga zyra, të dorëzojë vulën dhe siglën, të bëjë dorëzimet te Komisioni i Rithemelimit.Qëndrimi i deputetëve vazhdon të jetë këmbëngulës dhe në këto momente që flasim bashkë, shumë nga deputetët vazhdojnë të këmbëngulin dhe i kërkojnë takim përsëri zotit Basha nga java që vjen që ai të pranojë të dorëzojë zyrën dhe vulën që PD të vazhdojë procesin zgjedhor që ka nisur.
Baçi deklaroi se Basha nuk është i sinqertë kur thotë se vendos veten në dispozicion të zgjidhjes.
Baçi: Kam informacion se zoti Basha vazhdon akoma të merret me manipulime duke marrë në telefon shumë nga deputetët që kanë firmosur peticionin për shkarkimin e tij për largimin nga zyra, shumë nga deputetët që i kanë kërkuar dorëheqjen në mbledhjen e grupit parlamentar, vazhdon të kërkojë takime me ta, të gjejë njerëz dhe individë që kanë lidhje me ta. Arrin deri në lutje dhe përgjërime ndaj tyre për të tërhequr ato fjalë që kanë thënë në mbledhjen e grupit parlamentar. Është për të ardhur keq si e ka katandisur veten një ish-kryetar i PD, një ish-kryetar i opozitës në këto 8 vite. Vazhdon të qarravitet për të mbajtur karrigen e pamerituar. Sot ka thirrur në një mbledhje urgjente Kolegjin e Kryetarëve duke parë që shumë nga kryetarët e degëve i kanë kërkuar dorëheqjen. Vazhdon me këmbënguljen dhe manipulimet e tij duke u thënë se ai ka mbështetje të ndërkombëtarëve. Është katandisur në një situatë shumë të keqe dhe vazhdon ta dëmtojë PD.
Lojën politike sipas tij Basha po e bën me 3-4 deputetë që kanë mbetur ende pranë tij.
Baçi: Nuk janë shprehur të gjithë deputetët. Janë 2-3 deputetë që formalisht bëjnë sikur i kërkojnë dorëheqjen Bashës dhe bëjnë lojë. Janë 4 maksimumi, janë shumë afër Bashës, nuk ka nevojë të përmend emra. Dolën dhe bëjnë një retorikë të shpifur dhe të shpërlarë.Dikush nuk e artikulon dot as dorëheqjen e thotë tërheqje, dikush thotë të bëjë një hap pas por kjo të shoqërohet dhe me një hap pas nga Berisha. Unë kam një pyetje, nga se duhet të dorëhiqet Berisha? Nuk ka asgjë në dorë, është një deputet i thjeshtë i Kuvendit, madje si unë dhe disa të tjerë nuk është as pjesë e grupit parlamentar të PD sipas zotit Basha.Çfarë kushti është ky? Është e qëllimtë, kërkohet diçka e parealizueshme, kërkohet nga Berisha diçka që nuk ekziston që të mos realizohet dhe ajo që i thonë Bashës. Pjesa tjetër e deputetëve që baza i dëgjon e kanë artikuluar fort dhe do të veçoja këtu Tomor Alizotin, Ervin Salianjin, Grida Dumën, Ina Zhupën, Flutura Açka, Gjekmarkaj, Merita Bakiu dhe shumë të tjerë.
Deputeti Baçi thotë se gjithçka që Basha duhet të bëjë është ti dorëzohet votës së lirë.
Baçi: Basha të respektojë vendimet e PD dhe në procesin zgjedhor që është PD, të futet në garë.Të futemi në një proces zgjedhor të bashkuar, nuk ka ndalesa për askënd, as Lulzim Bashën. Të garojë dhe Basha, Berisha, kush të dojë, 10 kandidatë. Kush të fitojë merr drejtimin e PD dhe pjesa tjetër është në mbështetje me pozicionet e tjera politike që janë të bollshme për tu kënaqur të gjitha ata që garojnë.
Ligjvënëse demokrat shpreson në një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që PD të kthehet sa më shopejt në një opozitë të fortë kundrejt Ramës.
Baçi: Janë ditët e fundit ku PD në këto zhvillime shumë të vrullshme brenda vetes, janë mbi 45 deputetë që janë të gatshëm për të qenë bashkë, për ti dhënë një zgjidhje të mirë opozitës dhe PD dhe pastaj të përballemi me Ramën, kryeministrin më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë historia e Shqipërisë.
