"Vota ishte kundër tij", Salianji: Çdo humbës largohet dhe nuk mund ta caktojë kush vjen pas tij
Deputeti Ervin Salianji insiston në dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD. Në një postim në facebook, ai thotë se çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij.
"Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim".
Sipas Salianjit, zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu.
Për interes të Partisë Demokratike, vijon Salianji, shumica e Grupit Parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin.
"Vota ishte kundër tij".

