Basha mbledh sërish kryetarët e degëve: Këtu nuk jemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit

Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të diele Kolegjin e Kryetarëe.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes së grupit. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha ka përsëritur deklaratën që ka bërë para deputetëve, që është në dispozicion të zgjidhjes.

Basha: Kam përsëritur para deputetëve atë që u kam thënë ju në takimin e fundit: jam në dispozicion të zgjidhjes. Zgjidhja është një proces.Këtu nuk ndodhemi prej gabimeve por për shkak të vendimit të 9 shtatorit.

Grupi i qëndroi vendimit të 9 shtatorit. E kuptojmë se nuk kemi shans me një non grata. Ajo që na vlen sot është një diskutim me përgjegjësi i Kolegjit të Kryetarëve pasi ky kolegj mban peshën më të madhe.

Sfida është si ti bëjmë bashkë këto 3 pjesë. 9 shtatorin nuk e zhbëjmë dot nëse nuk duam të zhbëjmë PD. Duhet të tregojmë mençuri të bashkojmë PD, që të arrijmë sukses elektoral. Situata është eksplozive dhe detyra jonë është të jemi 1 orë e më parë në shërbim të njerëzve. Unë në shërbim të zgjdhjes kam vënë në dispozicion gjithçka.