Salianji: PD ka krizë besimi në elektorat, duhet të ndryshojë dhe hapi i parë është dorëheqja e Bashës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2022, 20:17
Partia Demokratike ka krizë të thellë besimi te elektorati, thotë deputeti Ervin Salianji, dhe këtë e dëshmuan zgjedhjet më të fundit me 6 mars.
Në një postim në facebook pas mbledhjes së grupit parlamentar, Salianji se PD duhet të ndryshijë dhe hapi i parë është dorëheqja e Bashës.
Salianji: Për fat të keq Partia Demokratike ka krizë të thellë besimi nga elektorati, betimi im si deputet është bërë për mbrojtje të interesit publik, po ashtu si deputet i mbështetur masivisht nga demokratët më detyron të jem mirënjohës dhe të bêj gjithçka që çdo mbështetës të ndihet i përfaqësuar dhe të ndjehet krenar për Partinë Demokratike. Partia Demokratike duhet të ndryshojë, si hap i parë Basha duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë tejkalimit të krizës.

